PDA

Trego versionin e plotė : Mėsime Mbi Kompjuterin & Sistemet Operative etj.


Llukman
01-12-2011, 12:40 PM
Sistemi kompjuterik,hardueri,softueri

-Siq dihet,sistemi kompjuterik paraqet njė paisje elektronike e cila shėrben pėr ruajtjen,pėrpunimin dhe shperndarjen e informacioneve.Karakterizohet me pjesen harduerike dhe softuerike tė tij.
Hardueri Pėrmban komponentet fizikė tė sistemit kompjuterik,siq janė: shtėpiza,pllaka amė (motherboard),pllakat pėr zgjerim,njesitė e disqeve etj,brenda te cilave ose nė tė cilat janė kyqur pjesėt perberse te nje kompjuteri (njesia qendrore dhe memoria punuese) dhe pajisjet periferike tė tij: monitori,tastiera,miu,shtypėsi,etj.

Komponentėt e kompjuterit.

Shumica e kompjuterve personalė jane te ngjajshem nė ndėrtimin e tyre. Rėndom ėshtė e mundshme qe te kombinohen komponentet e disa prodhuesve ne nje terėsi.Njė kompjuter personal (PC - personal computer) pėrbehet nga keta komponentė:

Shtėpiza

Shtėpiza e kompjuterit pėrmban kėta komponentė bazikė tė kompjuterit tė cilet do te shpjegohen me vone e te cilat janė: Njesia qendrore (CPU) ose procesori,kujtesėn,pllakėn amė,diskun e ngurtė,njesinė e disqeve,kartelen e zgjerimeve etj.Pėr nga menyra e ndertimit egzistojn disa lloje te shtepizave 1.Desktopi,qė rėndom vendoset nė tavolinė dhe atė horizontalisht,ndersa mbi tė te vendoset monitori(EKRANI) 2.Shtėpiza e cila qėndron vertikalisht (tower),dhe rėndom vendoset nė dysheme nė mėnyrė qė mbi tavolinė fitohet hapsirė mė e madhe punuese,ndersa ekrani mund te vendoset ne pozitė me te pershtatshme.Shtėpizat e kėtilla janė 2 lloje: tower dhe mini tower.
Kompjuteret personal mund te jen edhe te tipit portativ dhe njihen me emrin Laptop ose Nootebook,te cilet ne kohen e fundit jan paraqitur ne mjafte modele te ndryshme dhe disa prej tyre jan te pajisur edhe me komponente multimediale.


Pllaka amė (motherboard)

Pllaka amė permban te gjitha komponentet e nevojshėm te kompjuterit siq eshte njesia qendrore(CPU),kujtesa (memoria) dhe hapsirat per zgjerim (expansion slots). Pllaka amė eshte pllakė e stampuar me qarqe elektronike dhe paraqet bazėn ne te cilen vendoset procesori dhe qarqet elektrike percjellse.

Pllakat pėr zgjerim

Pllakat per zgjerim janė pllaka te stampuara qe sherbejn per permirsimin e vetive funksionale te kompjuterit personal.Pllakat per zgjerim mund te jenė:
| Kartela grafike per te mundesuar pamjen e fotografive ne ekran.
| Kartelat kontrolluese te njesisė te disketes Hard Diskut dhe diskut nga i cili vetėm mund te lexohet (CD ROM),
| Kartelat per komunikim te ndersjellė me njesitė periferike (Shtypės,Skaner,Maus etj.)
|Kartela e faksit dhe modemit per komunikim nepermjet linjes telefonike.
|Kartela e rrjetit qe mundeson lidhjen e kompjuterit ne rrjet.
|Kartela e zėrit per te degjuar muzikė dhe per te inqizuar etj.


Njesitė e Disqeve

Nė shtepizen e kompjuterit jan te vendosura njesit e disqeve qe rėndom janė 3.Pajisja e cila e vė ne levizje diskun e kompjuterit quhet ngasės i diskut (Disk Drive).Ngasesi i diksut mundeson qasjen ne informacionet ne cilin do vend te caktuar te diskut.Rėndom ne kompjuter ndodhet ngasesi i disketave,qe paraqet nje pajisje periferike e cila e mundeson shfrytezimin e informacioneve te vendosura ne disqe fleksibile ose shkurt Disketa.Rėndom ngasesi i disketave ėshtė me dijametėr 3.5 INQ.Disku tjeter qe ndodhet ne kompjuter ėshtė diksu i ngurrtė ose i fiksuar (Hard Disku) i cili pranon me shume informacione se disketa dhe rrotullohet shum me shpejt se disketat.

Softueri

Softueri paraqet nje teresi te instruksioneve ose urdhrave te cilet janė te organizuar sipas njė algoritmi te veqant,te quajtur program.Keto instruksione zakonisht vendosen ne kujtesen RAM (Do te sqarohet me vone) te kompjuterit,prej nga me tutje perdoren nga njesia qendrore e perpunimit te tė dhėnave,per te komanduar punėn e se ciles pjesė te harduerit te sistemit kompjuterik.Zakonisht ndahet nė: Softuer Sistemor dhe softuer aplikativ.

Hardueri

Njesia qendrore funksioni modelet e procesoreve dhe cilėsitė.

-Njesia qendore e perpunimit te te dhėnave (CPU) ėshtė komponentė kryesore e kompjuterit,e cila bėn ekzekutimin e programeve individuale dhe dirigjon punen e pjeseve te reja.Quhet edhe njesi qendrore procesorike (CPU - Central Procesor Unit),ndersa kur ajo ndodhet ne nje qark te integruar,quhet mikroprocesorė.Njesia qendrore perbehet nga 3 komponentė kryesorė: Njesia aritmetikore-logjike (ALU),ku kryhet te gjitha llogaritjet logjike,njesia dirigjuese,e cila ben,dekodimin,sinkronizmin,dhe ekzekuton instruksionet e programeve,dhe kujtesa punuese (RAM),e cila mundeson ruajtjen e te dhenave dhe programeve me te cilat mundesohet puna e kompjuterit.Te gjith keta komponent permbajn regjistra,te cilet paraqesin hapsira te kujteses te rezervuara per qellime te veqanta.

Njesitė hyrėse dhe dalėse,funksioni,llojet.

Tastiera
Tastiera shfrytezohet per te futur te dhenat dhe per komandim me kompjuterin,dhe eshte pajisja hyrėse me e shpeshtė e kompjuturit personal.

Mausi(Miu)
Pajisje gjithashtu e rendesishme hyrse e kompjuteurit eshte edhe Mausi(Miu).
Mausi(Miu) eshte pajisje e drejtuar me dorė, e cila mundeson pozicionimin e drejtperdrejt ne fjale apo ne objekte te ekranit te kompjuterit.

Monitori
Monitori(Ekrani) Perdoret per te paraqitur informacionet qe merren nga softueri i kompjuterit.

Altoparlantėt
Altoparlantet te cilet lidhen ne kartelen e zerit,sherbejn per te degjuar muzike nga kompjuteri.

Kartela Grafike
Kartela Grafike mundeson komunikimin e kompujteirt ne ekranin e tij.
Kartelat e para grafike per ekran te kompjuterve kan qenė te llojit CGA(Color Graphic Adapter).Mirpo,viteve te nentedhjeta janė paraqitur kartelat VGA (Video Graphic Array) si dhe ato SVGA (Super VGA),te cilat kan rezolucion 1024x768 pika per inq nė katror ose edhe1024x1280 per inq ne katror me q`rast cilesia e fotografise eshte jashtzakonisht e mire.Kartelat e vjetra te llojit VGA,EGA,CGA dhe Hercules nuk jan ne perdorim.Kartelat grafikeme te reja jan kartelat grafike tridimdimensionale (3D) te cilat perdoren per lojra dhe aplikime te programeve CAD.

Kartela e Zėrit
Kartela e Zėrit ben te mundur perpunimin e zerit ne kompjuter.Kartelat e para te zerit kan qenė te tiptit Adlib ndersa menjeher pas tyre jan paraqitur kartelat Sound Blaster te cilat mundesojn regjistrimin dhe reprodukimin e zėrit si dhe komprensimin e regjistrimeve.

Modemi
Modemi eshte shkurtesė per shprehjen MOdulator-DEMulator.
Shprehja modulim nenkupton ndryshimin e vetive te sinjalit,ndersa demudulimi paraqet rikthimin e vetive burimore te sinjalit.Modemi ne kompjuter mundeson qe kompjuteret te komunikojne njeri me tjertin duke shfrytezuar linjat egzistuese telefonike.Egzistoj modeme interne te cilet instalohen perbrenda shtepizes se kompjuterit dhe modemit eksterne te cilet e kan shtepizen e vet dhe instalohen jasht shtepizes se kompjuterit dhe me kompujterin personal,komunikon duke e lidhur me kabllon ne njerin nga portet e lira ne kompjuter.

Memoria funksioni mediumet e momorjes.

Kujtesa-RAM

Per funksionimin e efektshem te kompjuterit nevoitet nje mjedis i informacioneve qe ka mundesi te mbajtses se hapit me procesorin.Kjo pjes shtesė e kujteses quhet kujtes punuese ose RAM (Random Access Memory).
Pra kujtesa-RAM sherben per te vendosur perkohesisht programet dhe te dhenat ne te.Ne rastin e shkyqjes se kompujterit te gjitha te dhenat ne kete kujtes zhduken pergjithmon.Kapaciteti i kujteses RAM eshte esencjale per shpejtesin e sistemit (Veqanerisht ne programin Windows.) Kapaciteti minimaL i kesaj kujtese eshte 32 MB (Per windows95,64 MB per windows 98 dhe 128 MB per Windows NT/2000)

Kujtesa R0M
Kujtesa R0M eshte kujtesė nga e cila vetem mund te lexohet (Read Only Memory.) Kjo kujtesė eshte kujtesė permanente e programuar gjatė prodhimit te saj.Permbajtja e saj as nuk mund te ndryshojė e as te fshihet.Kjo Kujtes ne kompjuterit personal permban programet startuese te kompjuterit.Perveq 2 kujtesave te permendura paraprakisht,egziston edhe kujtesa e quajtur kesh (CASH) kujtes e cila paraqet nje kujtes ndihmėse, qe shfrytzohet per te shpejtuar leximin dhe shkruarjen ne kujtesen RAM.
Fizikisht kjo eshte e vendosur afer njesit qendrore.

Hard Disku
Ne fakt,Hard Disku (Diksu i ngurtė) paraqet nje permirėsim te flopit diskut.Ky lloj disku karakterizohet me: Kohe te shkurter te qasjes,kapacitet te madh te kujteses(Rendit GB-Giga Bajt),Hard Disku eshte gjithnje ne levizje(Rrotullohet-Rrotullohet Deri ne 7200 Rrotullime per minut.
Disketa eshte nje nga mjediset ku mund te ruhen programet dhe te dhenat e ndryshme.
Kjo perbehet nga mbeshtjellsi plastik ne brendinė e te cilit gjendet nje materje magnetike ne form te diskut.
Disketat qe sod jan ne perdorim jan me dimensione 3.5 INQ dhe me kapacitet 1.44 MB.Duhet pasur kujdes qe Disketa nuk duhet te jete afer magneteve (Altoparlanteve,Ekraneve etj.)Nuk duhet ti ekzpozohet burimeve te nexhtesise nuk duhet prekur disku magnetik meqė eshte tejet i ndjeshėm.

Njesia CD-R0M
Njesia CD-R0M mundeson qe kompjuteri tu qaset te dhenave qe gjenden ne Kompakt Disk (CD).
nga kjo njesi te dhenat vetem mund te lexohen.Kapaciteti i Kompakt Diksut eshte 650 MB (Kohen e fundit edhe 700 MB per disa lloje disqesh.

Softueri

-Sistemi operativ (OS-Operating System) Paraqet nje program (Grup Programesh) i cili i bashkon komponentet harduerik te kompjuterit,mundeson qe shfrytezuesi te komunikoj me kompjuter dhe ben ndermjetsimin mes harduerit dhe Aplikacioneve te shtruara ne mernyr te rreullt.
-Shtresa e kontrollit,e cila eshte e padukshme per shfrytzuesin.Ajo mundeson optimizmin e procesoreve me urdher te shfrytezuesit.Sistemi operativ menagjon qasjenne te gjitha fajllat e kompjuterit.Shtresa bashkvepruese,paraqet nje bashkesi te tė gjithave programeve qe bashkveprojn me shfrytezuesin.Shtresa e dytė eshte e ndertuar ne shtresen e parė.
Kompjuteret personalė kompatibilė mund te punojnė me disa sisteme operative:

MS-DOS Microsoft Disk Operating System.
Sistemi Operativ MS-DOS eshte sistemi operativ me i vjeter dhe me i perhapur.

Windows 95, Windows 98
Sistemi operativ Windows 95-98 eshte pasardhes i sistemit operativ Windows 3.1 Dhe Windows per WorkGroups.

S/2 (Sistemi Operativ 2)
Eshte sistem operativ grafik i ndertuar nga kompania IBM qe nuk prodhohet me.

MS Windows NT (New Technology),Windows 2000
Eshte nje variant i veqant i sistemit operativ Windows,dhe ka performanca me te larta se verzioni i sistemit operativ Windows 95-98 Dhe paraqet gjithashtu nje alternativ per keto 2 sisteme operative.

Windows XP
Sistemi operativ XP permban nje tersi te mundesive te reja ne krahasim me sistemet e me hershme operative.Komunikimi me kompjuter eshte i dukshėm me i thjeshtė dhe me terheqės.

Novell Netware
Eshte sistem operativ i veqant per server te rrjetit (i bazuar ne MS-DOS).

Unix
Unix eshte Sistem operativ per rrjet,per shum shfrytezues dhe per shum funksione te njekohshme.
Ne kohet e fundit perdoret nje variant e Unixi-t qe quhet Linux.

Funksionet e programeve
Programi eshte nje sekuenc e urdhrave qe drejtperdrejtjan te kuptueshme nga njesia qendrore e kompjuterit
Meqė urdhrat e njesisė qendrore jan veshtir te kuptueshme per programeret,perdoren gjuhet programuese (C,Paskal,Basic,eTj.) Per Te shkruar programe. Programet perdoren per te manipuluar me te dhena.